Një tentim vrasjeje ka ndodhur ditën e djeshme në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull, i kombësisë serbe, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke e therur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull, gjithashtu serb, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 17:25, në rrugën “Çeta e Rudarëve”.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një kaçavidë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.