Policia e Kosovës njofton se rreth orës 20:20 minuta, në Sheshin Shatërvan në Prizren, një qytetar është ther me një mjet të mprehtë nga njëri prej tre të dyshuarve të cilët janë të përfshirë në sherr.
I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.
Sipas raporteve mjekësore thuhet se plaga është në regjionin e mushkërive dhe konsiderohet lëndim i rëndë trupor që kërkon intervenim kirurgjik.
Policia në ndërkohë ka kryer dy arrestime dhe është në kërkim edhe të një tjetri ngase ekziston dyshimi i bazuar se këta të tre në bashkëveprim e kanë kryer sulmin.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili pritet që gjatë ditës së sotme të merr vendim për rastin.