Policia e Londrës ka intervenuar me shpejtësi, pasi pak para derbit të qytetit mes Tottenhamit dhe West Hamit, ka pasur përleshje të tifozëve, ku ka mbetur i therur njëri nga ta.
Ndeshja mes dy rivalëve londinez, Tottenham Hotspur dhe West Ham United e zhvilluar të dielën në ‘White Heart Lane’, u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultat të thellë 4:1.
Por para fillimit të kësaj sfide pati një përleshje mes dy tifozërive, të cilat njihen për rivalitetin e madh që kanë mes vete, me ç’rast një tifoz i ekipit mysafir mbeti i therur me thikë, transmeton KosovaPress.
Policia e cila ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndalur këtë sherr, nuk e ka publikuar identitetin e tifozit, por ka thënë se është një 35-vjeçar, i cili tani është jashtë rrezikut për jetën, mirëpo do të duhet që të qëndrojë ende i shtrirë në spital.