Derisa ka shumë material mbi jetën e Bowie, dhe shumë perspektiva nga ku mund të realizohet filmi, është folur se Tilda Swinton – aktorja 55 vjeçare e cila ka njohur për nga afër artistin dhe dyshja janë konsideruar si binjakë shpirtërorë, mund të jetë ajo që do ta luajë rolin e Bowie.
Derisa fansat janë ende të shokuar me vdekjen e legjendës David Bowie, tanimë po mendohet për një film biografik ku legjenda do të jetë kryefjala.
Derisa ka shumë material mbi jetën e Bowie, dhe shumë perspektiva nga ku mund të realizohet filmi, është folur se Tilda Swinton – aktorja 55 vjeçare e cila ka njohur për nga afër artistin dhe dyshja janë konsideruar si binjakë shpirtërorë, mund të jetë ajo që do ta luajë rolin e Bowie.
“Ka një ngjashmëri midis tyre, gjithmonë ka ekzistuar, përpos kimisë dhe simpatisë mes tyre. Shpresoj që ajo mos ta refuzojë rolin” i ka thënë një burim Daily Express. Pamja e saj androgjenike mund të jetë edhe një prej avantazheve që ajo ka për këtë rol.
Bowie ishte vetë aktor dhe Tilda disa herë është cituar të merrte shumë nga rolet e tij, ky me influencë të madhe në rolet e viteve të fundit të aktores. Pritet të shihet nëse ky film do të realizohet dhe nëse Tilda do të jetë Bowie i ri filmik.