Qendra e Tiranës ka marrë një pamje spektakolare, pas zbukurimeve të Bashkisë për festat e fundvitit.
Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë sot prezent, në momentet e ndezjes së dritave të pemës gjigande që është vendosur në qendër.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, kryebashkiaku Veliaj falenderoi stafin e Bashkisë Tiranë dhe ata që kanë punuar gjithë këto ditë, që të sigurohemi që kjo stinë festash të jetë e paharrueshme për qytetin./Tem

