Një 35-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në zonën e Kombinatit.
Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes viktima po tentonte që të kalonte rrugën, por është përplasur nga një makinë tip Wolswagen që drejtohej nga A. Cala.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Tv Klan