Lajmet e fundit
Tjetër kërcenim për Rektorin nga Studentët për afate të jashtëligjshme!

Tjetër kërcenim për Rektorin nga Studentët për afate të jashtëligjshme!

Pos disa të rinjve që po protestojnë para hyrjes së rektoratit të UP-së, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë duke mbetur jashtë këtij universiteti, tash një grup tjetër i studentëve po bëjnë thirrje për protestë gjithëstudentore, në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre. Njëri nga këta studentë, i cili është edhe pjesë e Këshillit të Studentëve, Argjend Softolli ka kërkuar nga kolegët e tij që më 6 tetor të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, për afate shtesë të provimeve, kërkesë kjo që bie ndesh me statutin e UP-së.

Lexoni të plotë lajmërimin e tij:

Të nderuar kolegë studentë duke parë që kërkesat tona nuk po diskutohen nga organet kompetente dhe nuk po merren parasysh, atëhere e vetmja formë dhe mundësi që të përmbyllen dhe të realizohën njëhere e mirë këto kërkesa mbetën protestat gjithëstudentore të shoqëruara me bllokada të të gjitha njësive akademike, deri në realizimin e këtyre kërkesave . Ne gjithashtu duam të sqarojm edhe për opinionin publik që kërkesat tona nuk kanë për qëllim uljen e cilësis në UP, përkundrazi ne insistojm që edhe ne si studentë të kontribojmë në ngritjen e cilësis dhe të mos prodhoj UP-ja vetëm sasi të studentëve, mirpo që cilësia të jetë parësore. Ne gjithashtu ftojm të gjithë organizatat studentore, Parlamentin Studentor, dhe të gjithë ata që e duan të mirën e Universitetit të Prishtinës, të bashkohen drejt një qëllimi të vetëm REALIZIMIT TË KËRKESAVE TONA. Kështu që ju ftojm që me datën 6 tetor ora 12:00 tek Qendra Studentore të bashkohemi të gjithë drejt një qëllimi.

Çdo kushë që ka kerkesa tjera është pro perqarjes studentore.

‪#‎përstudentët

Leave a Reply

Your email address will not be published.