Lajmet e fundit

Tmerri i luftës në sytë e fëmijëve sirianë

Kur fotografi suedez Magnus Wennman vë djalin e tij në gjumë, ai e kupton mirë se sa e rëndësishme është për fëmijën e tij të ndjehet i sigurtë, por sapo ai filloi të fotografonte fëmijët e refugjatëve sirianë, e kuptoi mirë se shumica nga këta fëmijë shkojnë në shtrat plot frikë.

Rritja e ISIS-it, e shoqëruar me luftën civile, ka detyruar 10.6 milionë sirianë të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan CNN, transmeton Gazeta Blic.
Shumë sirianë i janë bashkuar refugjatëve që kërkojnë azil në Europë, ndërsa një pjesë e madhe vazhdojnë të jetojnë në kampet e refugjatëve në Turqi, Liban dhe Jordani.

Fotografi suedez ka vizituar kampet e refugjatëve në fillim të këtij viti dhe përmes fotografivë, ai ka bërë portrete të fëmijëve, në sytë e të cilëve shihet qartë tmerri i luftës.

“Jam tronditur nga fëmijët atje…ata janë të pafajshëm,” tha ai. “Nuk ka asgjë më të vështirë për prindërit, sesa të kërkojnë një vend të qetë ku fëmijët e tyre mund të fjelnë rehat,” shtoi ai. “Këtu nuk ka asgjë të komplikuar, të gjithë e duan një vend të qetë për fëmijët e tyre.”

Fotografi suedez ka vizituar kampet e refugjatëve në Serbi, Hungari dhe Greqi dhe koleksionin e fotografive të fëmijëve sirianë e ka quajtur ‘Aty ku flejnë fëmijët’, transmeton Gazeta Blic.

“Ata janë duke i humbur shpresat,” theksoi ai.

Projektin e fotografive të fëmijëve siriane ai e përshkruan si punë shumë personale, ndërsa shton se këtë projekt e ka realizuar me përgjegjësi të madhe dhe me dhembje. Përgatiti: Gazeta Blic

femijet 2femijet 3femijet 4femijet 5femijet 6femijet 7femijet 8femijet 9femijet 10

femijet 11   

Leave a Reply

Your email address will not be published.