Lajmet e fundit

Tmerruese : Policia civile ndalon aktivistë të opozitës në rrugët e Prishtinës

Pa asnjë urdhër prokurorie, policia po ndalonë rrugëve të Prishtinës aktivist të Opozitës , e njëra ndër viktimat e rastit ishe edhe udhëheqesja e gruas aktiviste të Lëvizjes VV  Nazlie Balaj .
Shifni postimin e saj:
Sot rreth ores 17 ne Pejton afer nderteses se IPKOS, jam ndaluar nga dy persona, njeri me uniforme policie dhe tjetri me rroba civile. Iu kerkova qe te identifikohen se cilet jane por ata mu pergjigjen se “kjo gje nuk te intereson” dhe per 20 minuta me ndaluan pa paraqitur asnje dokument zyrtar, ne menyre joprofesionale. Me thane se po perpilojne nje liste, dhe vazhduan duke me pyetur se cfare bej ne Vetevendosje, me cfare mirrem, pse po organizohet 28 Nentori etj. Duke qene se jam aktiviste prej shume vitesh e ceshtjes se Barazise Gjinore, dhe njekohesisht drejtuese e sekretariatit te gruas aktiviste ne VV edhe me perpara ka ndodhur qe jam perballur me presione nga me te ndryshmet te nje shoqerie patriarkale dhe konservatore, megjithate nuk me kishte ndodhur kurre deri sot qe te perballem hapur me presion te tille nga institucionet e shtetit. Kjo menyre e sjelljes se Policise, duke shtruar pyetje ne ndalime ne trotuare, ku nuk ju duken numrat e as nuk identifikohen, eshte e papranueshme. Asnje POLIC apo oficer nuk guxon te ndaloje ne rruge njerez pa urdher te prokuroreve. Kjo eshte shkelje e rende e te drejtave politike e njerezore te qytetarit. Ky shtet abuziv po na kthen shume vite pas. Megjithate jemi te forta, e bashke me shoqet do te vazhdojme te angazhohemi per te miren e perbashket, per shoqerine e vendin tone dhe per demokracine.

Leave a Reply

Your email address will not be published.