Anëtari i Kryesisë Qendrore të AAK-së, Sejdë Tolaj, në një postim në facebook, ka shkruar se tri vite më parë lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka trimufuar para drejtësisë ndërkombëtare, kështu që prezenca e tij në Kosovë e ka bashkuar opozitën duke bërë që të pengon implementimin e projekteve antikombëtare, transmeton Gazeta NewBorn.
Ky është statusi i plotë i tij:
Tani tri vite më parë triumfoi përballë drejtësisë ndërkombëtare , Lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj.
Prezenca e tij në Kosovë dhe vendosmëria prej lideri të fuqishëm e ka bashkuar opozitën. Angazhimi i tij prej një heroi të gjallë po pengon implementimin e projekteve antikombëtare siq është Demarkacioni dhe Bashkësia e Komunave Serbe.
Vendosmëria e tij po bën që këto marrëveshje të vdesin ashtu të nënshkruara në letër.
Ecim bashkë me heroin tonë, krenar me të.