Lajmet e fundit
Tom Gashi: Limaj po shantazhohet, nga politikanë Qeveritarë

Tom Gashi: Limaj po shantazhohet, nga politikanë Qeveritarë

Avokati Tomë Gashi e ka mohuar aktakuzën ndaj Fatmir Limajt, ish-ministër i Transportit, dhe ka shprehur habinë e tij me veprimin e prokurorit.
“Nuk është aktakuzë e re, por ëshë një përmirësim i aktakuzës së vitit 2012 – kjo aktakuzë është tash e konsoliduar.Kjo aktakuzë është urdhër i gjyqtarit të atëhershëm dhe mbrojtja e ka kundërshtuar fuqishëm këtë aktakuzë. Gjyqtarja ka nxjerr një vendim që në tërësi ka hedhur poshtë aktakuzat në drejtim të vëllëzerëve të Fatmir Limajt. Është paksa e çuditshme se si i ka ra ndërmend këtij prokurori që ta ngris këtë aktakuzë”, tha avokati Gashi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ka folur lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Limajt, ish-ministër i Transportit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin “MTPT”,.

Avokati Gashi pretendon se me këto veprime po dëshmohet se Limaj po shantazhohet vazhdimisht nga misionet e huaja, me gjasë për t’ia ulur besueshmërinë në popull, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi bërë gjithçka që ka qenë e mundur për ta dëshmuar që asnjë provë nuk është kredibile në këtë rast. Fatmir Limaj është duke mbetur permanent i shantazhuar nga misionet ndërkombëtare në Kosovë. Duket se dikujt nuk i konvenon kjo dhe ndoshta se Fatmir Limaj i thotë gjërat më direkt se disa të tjerë”.

“Arsye mund të jetë edhe konotacioni politik si organizimi i protestave, pra për ta njollosur një person që të ulet pjesëmarrja në protesta”, tha ai.

Madje Gashi ka potencuar potencuar se aktakuza ndaj Limajt mund të jetë rrjedhojë e ndikimit politik të zyrtarëve të lartë kosovar në misionet e huaja, ndërsa ka thënë se mendon që do të ishte mirë që vetë Hashim Thaçi të ftohej si dëshmitar, njofton Klan Kosova.

“Gjithmonë ka qenë qëllimi i diskreditimit të Fatmir Limajt si personalitet. Njerëz të fuqishëm brenda politikës kosovare kanë ndikim edhe në misionet ndërkombëtare. Janë: Adem Grabovci, Bajrush Xhemajli, Adem Salihaj, të gjithë dëshmitar të prokurorisë”, tha ai.

“Ata janë të ftuar nga ana e prokurorisë, por Fatmir Limaj ka drejtë ta thërrasë të dëshmojë edhe ish kryeministrin, Hashim Thaçi, të dëshmojë mbi këtë rast. Është mirë të ftohet vetë Hashim Thaçi që të tregojë se si ka ardhur deri te kjo listë e mesazheve që mendohet të jenë të falsifikuara”.

E gjithë aktakuza, sipas avokatit Gashi, është e shtruar gabim dhe Limaj nuk mund të merr përgjegjësi për cilësi teknike sepse ai ka pasur postin e ministrit e jo të inxhinierit.

“Tani kemi të bëjmë me dokumente të shkruara. Sipas aktakuzës i bie që Fatmir Limaj të jetë inxhinier e projektues dhe të jap sqarime se çfarë zalli është e çfarë asfalti. Gjithçka është e qëllimshme, strategjia jonë është si gjithmonë, ne do ta lejojmë prokurorin të gaboj. Prokurori ka dështuar në këtë rast dhe e ka dëmtuar rëndë reputacionin e Fatmir Limajt.”

Gashi e ka theksur se misionet e huaja në Kosovë në bashkëpunim me eksponentë të politikës kosovare kanë vendosur në një mënyrë a tjetër për paditë e mundshme ndaj kujtdo, njofton Klan Kosova.

“Shantazhi është misioni i EULEX-it, i dirigjuar nga zyrtarë të lartë të politikës kosovare. Ka bazë që ka pasur afera në të cilat zyrtarët e EULEX-it kanë bashkëpunuar me zyrtarë të qeverisë, lidhur me atë se kujt me t’i ngritet aktakuzë e kujt jo.Të gjitha këto nga ata që kanë ndikim në Kosovë prej qershorit 1999, ose prej Rambujesë”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.