Duke u bazuar në njoftimin e qeverisë holandeze, ku thuhet se të gjykimet e mundshëm nuk kanë me krye dënimin në Holandë por në një vend tjetër, Gashi tha se kjo është ‘copy-paste’ si të dënuarit që janë dënuar në Gjykatën e Hagës për krimet e ndodhura në territorin e ish-Jugosllavisë, sic tha ai, nëse dikush është dënuar është dërguar në 7 shtetet mike të Tribunalit të Holandës.
“Kjo gjykatë ka me pas jashtëzakonisht dëme të paparapara në të ardhmen e shtetit të Kosovës, por duket se edhe kjo ka me u harru mbas 10-15 viteve”, vlerësoi Gashi duke theksuar se prapë se prapë dëmi i kësaj gjykate është ma i vogël se dëmi që e shkakton themelimi i ‘Zajednicës’.
E lidhur me faktin se kjo Gjykatë ka me i hetuar edhe vrasjet politike, Gashi tha se kjo ka me pas pasoja rreth koalicionit qeverisës.
“Kjo gjykatë është kinse kombëtare, por është ndërkombëtare se është në territor të huaj”, tha Gashi në një intervistë për televizionin Rrokum.
https://www.youtube.com/watch?v=Fi1P8J6C2aU