Lajmet e fundit

Topalli dhe Bujupi refuzojnë thirrjen për t’u intervistuar

Dy deputetët nga opozita, Faton Topalli i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Shefja e Grupit Parlamentar të AAK’s, Donika Kada Bujupi, kanë refuzuar thirrjen për tu intervistuar nga Policia dhe Prokuroria.

Ata hodhën gazin lotsjellës në seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës. Veprimet e Kadaj dhe Bujupit në seancën e djeshme të Kuvendit sipas ligjit paraqesin vepër penale, pasi që të dy me të nisur seanca kanë hedhur gaz lotsjellës. E për këtë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria u ka dërguar atyre thirrje në partitë e dy deputetëve.

Thirrja për tu paraqitur për intervistim në Polici dhe Prokurori u është dërguar në zyrat kryesor të partive. Zyrtarët e të dy partive kanë konfirmuar për Gazetën Express se ftesat nuk janë ndalur dhe janë refuzuar.

Donika Kada-Bujupi e kishte pranuar publikisht se e ka hedhur gazin lotsjellës në seancë. Ndërsa kolegu i saj, Faton Topalli pranoi se gazi lotsjellës ishte në parlament dhe dikush nga deputetët e opozitës u desh ta merrte përsipër aktin.

Për këtë sipas ligjit të Kosovës, Kodit Penal, neni 365 dhe neni 375 të Kosovës është vepër penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës.

Për veprim të njëjtë, Policia kishte arrestuar të hënën edhe deputetin e VV’së, Albin Kurti dhe ka lëshuar thirrje gjithashtu për Albulena Haxhiun. Kurti kishte hedhur gaz në seancën e së enjtes së kaluar derisa Haxhiu dyshohet se e futi brenda atë. Ndalja e Kurtit për intervistim nga Policia kishte sjellur trazira përballë stacionit kryesor në Prishtinë, pasi aktivistet e VV’së kishin gjuajtur me gurë xhamat e ndërtesës së Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.