Lajmet e fundit

Topalli: Kryeministri thërret ISIS-in në ndihmë, kundër marshit paqësor me 28 Nëntor

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se Kryeministri Isa Musta po e ndien frikën e protestave që do të mbahen më 28 nëntor, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, për këtë aryse ai është marrë vesh me Këshillin e Sigurisë, që t’iu ka bëjë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në vende ku ka turma të mëdha, konkretisht në protestat e opozitës, ngase mund të ketë rrezik për ndonjë sulm të ISIS-it.

Ja postimi i tij i plotë: 

Kryeministrin Mustafa tashmë e ka kapur frika e protestave të opozitës. Në takimin e sotëm me Këshillin e Sigurisë është marrë vesh që policia t’i ftoj qytetarët që të mos mblidhen në vende publike e sidomos vendet shumë të frekuentuara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat tregtare. Mungon vetëm ftesa për të mos marr pjesë në Marshin paqësor të 28 nëntorit, po kjo lihet për tu nënkuptuar edhe pse është qëllimi kryesorë i një ftese të tillë. Kosova, me këtë qeveri, tashmë po ec me hapa të përshpejtuar drejt krijimit të shtetit policor. Ftesa e policisë shkon përtej masave të ndërmarra në vendet Evropiane si Gjermania, Franca apo Anglia të cilat vërtet duhet të mbrohen nga terrorizmi, por jo nga opozita si në rastin e z. Mustafa. Burgosja e aktivistëve dhe deputetëve të opozitës është masa e parë e shtetit policor, e dyta duket të jetë ndalimi i protestave paqësore.
Çfarë do të jenë masat tjera, do të shohim në ditët dhe javët në vijim. Kryeministri që thërret ISIS-in në ndihmë kundër një marshit paqësor tregon sa larg mund të shkoj diktatura karshi përpjekjeve për demokraci, shtet ligjor, dhe rregull në vend. Jam i bindur që qytetarët e vetëdijshëm asnjë kërcënim i shtetit policor nuk mund t’i ndaloj të marshojnë qetësisht rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.