Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Faton Topalli, i cili është duke u kërkuar nga policia pas një fletarresti të lëshuar për të nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në manifestimin e paralajmëruar nga opozita me 28 nëntor.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Topalli ka shkruar se me 28 nëntor bashkohet kush ka përgjegjësi dhe dashuri për vendin.
“Sot, kushdo që ka dashuri dhe përgjegjësi për vendin, kushdo që e do Republikën dhe lirinë, kushdo që nuk e do kthimin e Serbisë në Kosovë, duhet t’i bashkëngjitet marshit paqësor në Prishtinë, duke i treguar kryeministrit që nënshkrimi është i tij, por kundërshtimi i popullit. Me 28 Nëntor unë dhe ti japim kontributin kryesorë kundër zajednicës”, ka shkruar ai, duke përsëritur moton e opozitës se Zajednica nuk kalon.