Lajmet e fundit

Topalli: Nuk paraqitem në Prokurori, drejtësia të mos jetë e njëanshme

Faton Topalli nuk e ka ndër mend të paraqitet para Prokurorisë së Kosovës lidhur me gazin e hedhur në seancën e 15 tetorit. Kështu ai ka bërë të ditur për KosovaPress në një përgjigje përmes postës elektronike.

Ai ka thënë madje se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Prokuroria dhe se lajmin se ai duhet të paraqitet në Prokurori ka kuptuar vetëm përmes mediave.

Sipas tij e tëra që ka ndodhur deri më tani nga opozita në Kuvend janë vetëm aksione politike brenda institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Topalli theksoi se ndaj deputetit Armend Zemaj i cili në një seancë tjetër kishte gjuajtur me gotë asnjëherë nuk ishte bërë ndonjë ftesë nga Prokuroria, gjë e cila sipas tij dëshmon se ndaj deputetëve të opozitës po merren masa represive.

“Unë deri me sot nuk kam marr asnjë ftese nga Prokuroria. Për ftesën di vetëm nga mediat. Nuk jam paraqitur dhe nuk mendoj të paraqitem pasi që fjala është për një aksion politik brenda Kuvendit. Gazi lotsjellës është hedhur në drejtim të opozitës edhe nga tre deputetët të pozitës: Arben Gashi, Adem Grabovci dhe Latif Ga shi. Shikojeni incizimin me kamera. Asnjëri prej tyre nuk është ftuar në prokurori. Edhe Armend Zemaj që ka gjuajtur me gotë në drejtim të opozitës nuk ka marr ndonjë ftesë. Kjo tregon që masa represive po merren vetëm ndaj deputetëve të opozitës”, tha Topalli për KosovaPress përmes postës elektronike.

Ai ka këshilluar kryeministrin e vendit Isa Mustafa që të mos luaj me zjarr, pasi që drejtësia duhet të jetë neutrale për të gjitha palët.

Madje Topalli shkon përtej kësaj, duke thënë se padi penale nuk është ngritur ndaj kryeministrit edhe pse ky i fundit ka kryer tradhti ndaj vendit.

“Është mirë që Mustafa të mos luaj me zjarr, sepse drejtësia nuk guxon të jetë e njëanshme. Padi penale për tradhti ndaj vendit nuk është ngritur as ndaj kryeministrit edhe pse i ka plotësuar kushtet”, tha Topalli.

Përveç Topallit organet e rendit në vend kanë dërguar ftesa edhe për tre deputetë t ë tjerë, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën ku mbahen seancat plenare. Deputeti Albin Kurti, Albulena Haxhiu të cilët kanë thënë se nuk kanë marrë ftesa dhe se nuk e kanë në plan të paraqiten për atë që po kërkohet nga ta. Ndërsa edhe pse KosovaPress ka kontaktuar gjatë ditës me shefen e grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, kjo e fundit nuk ka hapur telefonit për tu deklaruar nëse do të paraqitet në prokurori apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.