Lajmet e fundit

Topalli: RTK fshehë anketën e USAID-it dhe UNDP-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli ka ngritur një reagim ndaj Radio Televizionitpublik të Kosovës.

Në reagimin e Topallajt thuht se RTK-ja është duke fshehur anketën e USAID-it dhe UNDP-së, nga e cila anketë siç e thotë ky deputet 75% e qytetarëve janë të pa kënaqur me punën e Kryeministrit Isa Mustafa, transmeton gazetablic.com

Reagimi i plotë:

RTK fshehë anketën e USAID-it dhe UNDP-së

75% E qytetarëve të Kosovës, sipas USAID-it dhe UNDP, të pa kënaqur me punën e Isa Mustafës. RTK nuk e jep lajmin ne edicionin e saj kryesor. Mentor Shala, drejtori i institucionit më të kritikuar, i zgjedhur sot për herë të dytë Drejtor i RTK- së me ndihmën e pushtetit, po vërteton dëgjushmërinë ndaj tij. Fshehja e lajmeve kritike ndaj qeverisë, me arsyetinin e pengesave teknike, flet më së miri se si janë kapur institucionet themelore të shtetit nga mafia politike. Kjo qeveri po shkon çdo ditë e më shumë drejt totalitarizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.