azlotësjellësin që hodhi në Kuvend këmbëngul se e siguruan nga policia derisa për situatën në Kuvendin e Kosovës fajëson Kryeministrin Isa Mustafa.
Deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli thotë se Kryeministri Isa Mustafa është fajtori për situatën e krijuar në vend derisa shpjegon se mori përgjegjësin për hedhjen e gazlotësjellësit ‘pasi dikush duhej ta bënte’.
“Nuk jemi ne si opozitë që po e bllokojmë Kuvendin po është pikërisht Kryeministri Mustafa”, tha Topalli në ‘Zona B’ në Klan Kosova, i cili sipas tij, nuk po tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e Brukselit.
“Gazi lotsjellës ishte në parlament, dikush nga deputetët e opozitës u desh ta merrte përsipër këtë akt, nuk është diçka e re. Ne kemi paralajmëruar që do të bëjmë çdo gjë për ta ndaluar Zajednicën”, tha ai.
http://www.dailymotion.com/video/x39su95_faton-topallii_news