Lajmet e fundit

Topallit i dërgohet ftesa nga Prokuroria, Kadaj-Bujupit pritet në çdo moment

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, zgjati pak minuta, meqë shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, hodhi gaz lotsjellës, e pas saj edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli.
Burime brenda opozitës i kanë thënë Telegrafit se deputetit Topalli tashmë i ka arritur ftesa nga Prokuroria për t’u paraqitur në Polici, ndërsa që çdo moment pritet që një e tillë t’i shkojë edhe deputetes Kadaj-Bujupi.

Të njëjtat burime thonë se prokurore e rastit është Fikrije Krasniqi Fejzullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.