Lajmet e fundit

Tragjedi në det: 29 refugjatë të vdekur në brigjet e Libisë

Në brigjet e Libisë, 160 kilometra në lindje të Tripolit, janë gjetur 29 trupa që supozohet të jenë të refugjatëve, ka njoftuar gjysmëhëna e kuqe.

“Banorët vendas na informuan për praninë e disa trupave përreth bregdetit Zliten. Në fillim i kemi gjetur 25 trupa ndërsa më vonë edhe katër të tjerë,” tha zëdhënësi i gjysmëhënës së kuqe Mohamed al-Misrata.

Libia, me 1,770 kilometra bregdet të pakontrolluar mirë, është njëra ndër pikat e preferuara fillestare për refugjatët nga vendet afrikane, të cilët janë duke u përpjekur të arrijnë në Evropë, kryesisht në ishullin italian Lampedusa, i cili është vetëm 300 larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.