Radovan Curic insiston se ata në Shqipëri kanë ardhur për fitore.
Trajneri serb, Radovan Curcic ka thënë se Kombëtarja serbe kishte ardhur për fitore në Shqipëri, dhe është i lumtur për këto tre pikë të marra në Elbasan Arena.
“Ne e kemi ditur se çfarë dëshironim. Fitorja ishte si rezultat i punës në tre ditët e fundit. Ne jemi në procesin e krijimit dhe kishim nevojë për një fitore të tillë”, tha Curcic për RTS.