Një vajzë që ka luftuar me çrregullimin e saj në të ngrënë duke fituar betejën me peshën e lartë trupore, ka rrëfyer se i është kthyer ushqyerjes së shëndetshme dhe një trupi mjaft tërheqës.Hannah Hindmarsh, 26 vjeç, nga Bishops Waltham, Southampton, u bë viktimë e bulimisë dhe e kequshqyerjes, pasi u nda nga i dashuri i saj.
“Kisha frikë nga djathi, salsiçet, buka e bardhë dhe makaronat, sepse e dija se sa shumë më shijonin ato”, tregon Hannah tani që gëzon një peshë normale trupore, për të mos thënë të shkëlqyer dhe mjaft në formë.
Ajo iu drejtua një mjeku specialist për të ndjekur një terapi njohëse të sjelljes me ushqimin dhe më pas u regjistrua në një palestër.
“Trajnohesha çdo ditë për gjashtë muaj me shpresën se kjo do të më ndihmonte të kaloja çrregullim tim në të ngrënë, në mënyrë që unë të rritesha e fortë, si fizikisht dhe mendërisht, si një person”.
Ju Rekomandojmë