Policia ka raportuar se në Grykë të Rugovës në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi të njëjtit janë takuar duke ecur këmbë të cilët me vete në krah mbanin armë të gjata.Sipas policisë, nga të dyshimtit janë konfiskuar një pushkë automatike e tipit SSIG me një karikatorë dhe 19 fishekë të kal. 22mm, një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë të kal. 7.62 mm ,dhe dy thika njëra e gjatë rreth 15 cm dhe tjetra rreth 11 cm.
”Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.