Në rrugën “Adem Jashari” në qytetin e Prizrenit, ditën e djeshme ka ndodhur një rrahje masive mes disa personave.
Siç raporton Policia e Kosovës, tre persona të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht me një shufër metali një mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, njofton Policia.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i tretë është dërguar në mbajtje.