Një aktiviste amerikane, e cila kishte shkuar në Afrikën e Jugut, në Cape Town, për një fushatë sensibilizuese për të dhunuarat seksualisht, u dhunua nga një burrë tjetër. Të gjitha detajet ajo i ka treguar në Instagramin e saj.
Amber Amour kishte shkuar në nëntor në Afrikën e Jugut për fushatën sensibilizuese “Ndalo dhunimin. Eduko”. Por, ajo u dhuna nga një shok I saj, i cili quhet Shakir, shkruan Daily Mail.
Amour dhe ai ishin pajtuar që të bëjnë dush bashkë në apartamentin e shokut të saj, pasi që nuk kishte ujë të ngrohtë në dhomën e hostelit ku po qëndronte.
Ajo tha se kishte puthur njëherë, por ai ishte i dehur.
Në momentin kur hynë në banjo, ai e detyroi atë të ulej në gjunjë
Pas dhunimit, teksa ajo qëndronte në banjë, kishte postuar në “Instagram” detajet se çfarë kishte ndodhur.
“Unë jam këtu, duke i treguar viktimave të dhunimit çdo ditë se ata duhet të flasin për atë që ka ndodhur- Kështu gjëja e parë që do të bëja ishte të bëja një foto dhe të shkruaja një postim, duke përshkruar atë që ndodhi”
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se dhunuesi është arrestuar por orë më vonë është liruar sërish. Është hera e dytë që 27 vjeçarja ka qenë subjekt i krimit seksual.