Nëse mendoni se keni parë gjithçka, ndoshta pamjet që vijnë nga një fushë futbolli në Sllovaki do t’iu lënë pa fjalë. Një fushë futbolli e ndërtuar brenda shinave hekurudhore. Kjo është fusha e skuadrës amatore Tatran Tierny Balog, ku ndërsa lojtarët janë të përqëndruar te ndeshja, treni kalon përmes tyre dhe shkallëve të tifozëve. Tifozët mesa duket nuk shqetësohen aspak nga kjo gjë pasi për ta është kthyer ky është një moment që e kanë përjetuar disa herë, ndërsa lojtarët ndoshta të mësuar tashmë nuk e vënë re aspak trenin.
Problemi i vetëm? Ndoshta rivëniet anësore në momentin kur lokomotiva tërheq vagonët pikërisht në binarët e ndërtuar aty ku duhej të ishte vija ndarëse e fushës. Ndoshta bashkia duhet të mendojë për një tjetër fushë futbolli në të ardhmen…