Lajmet e fundit
tri “gabimet” që duhet t’i shmangeni në Facebook

tri “gabimet” që duhet t’i shmangeni në Facebook

Rrjeti social Facebook vazhdon të jetë një ndër rrjetet sociale më të përdorura deri më tani.

Shifrat tregojnë se 1/7 e popullsisë tashmë kanë profil të krijuar në të. Anët e tij pozitive janë të pa-numërta, por me siguri që edhe anët negative mund të ekzistojnë.

Publikimet tona, të çfarëdo forme që janë ato; fotografi apo edhe shkrime personale tregojnë jashtëzakonisht shumë për ne si personalitet dhe përmes tyre vizitorët e profilit tonë do të mund të mësojnë shumë gjëra për ne edhe pse mund të mos na njohin fare personalisht.

E gjithë përmbajtja që ne publikojmë do t’a bëjë dallimin e vet në përceptimin e të tjerëve për ju, prandaj të gjithë duhet të tregoheni të kujdesshëm se si silleni dhe si e kontrolloni prezencën e tuaj në facebook.

Kohët e fundit, shumë punëdhënës kontrollojnë edhe profilin në facebook para se të vendosin për kandidatin që do të pranojnë në punë apo qoftë edhe para intervistave.

Kjo gjë bëhet me qëllim që të kenë parasysh pak a shumë se me qfarë personaliteti kanë të bëjnë duke u bazuar në atë që thamë edhe më parë, secili postim mund ta bëjë diferencën në përceptim.

1. Përdorimi i gjuhës së papërshtatshme

Profili juaj në Facebook flet më shumë se çdo gjë tjetër për ju tek personat të cilët nuk ju njohin personalish. Përdorimi i gjuhës me kujdes është i domosdoshëm në përceptimin që punëdhënësit tuaj të mundshëm do të bëjnë për ju. Mund të ndodhë që shpesheherë që për shkak të një komenti apo postimi diskriminues, të pa-menduar apo ku keni përdorur gjuhë të papërshtatshme, personi tjetër në këtë rast punëdhënësi potencial do të krijojë një mendim negativ rreth jush.

2. Publikimi i informacioneve profesionale

Përkundër faktit që shumica e përdoruesve të dhënat dhe infomacionet profesionale i mbajnë shumë private, një gjë e tillë duhet ndryshuar për arsye se sa më shumë që tregoni për eksperiencat tuaja, interesat dhe shijet tuaja – gjë që do të mund të ndikojë pozitivisht tek personat të cilët nuk ju njohin.

3. Saktësia e të dhënave personale 

E fundit por mund të jetë më e rëndësishmja; në llogarinë tuaj në facebook duhet të keni të dhënat kryesore të sakta dhe të qarta. Të dhënat e sakta dhe të nevojshme duhet t’i listoni të parat e më pastaj të kujdesesuni për pjesët tjera të llogarisë tuaj.

Dhe kujdes të madh duhet t’i kushtoni edhe fotos kryesore në profilin tuaj, mundohuni që aty të vendosni një fotografi ku dukeni më profesional.

Ndonëse përdormi dhe prezenca jonë në platformat sociale nuk na duket se është edhe shumë e rëndësishme, ajo luan rol shumë të madh pasiqë në njëfarë forme këto janë vendet ku mund të “reklamoni” veten pa pasur nevojë të keni kontakt fizikë me njerëzit dhe një gjë e tillë shpesh të ndihmon normalisht në rastet kur ne I përdorim drejtë ato.

I përdorim çdo ditë dhe prezenca jonë në to ndonjëherë mund të mos na duket e rëndësishme, por duhet të mos e harrojmë faktin që potenciali dhe mundësia që ato ofrojnë për promovim personal dhe profesional është jashtëzakonisht e madhe dhe me mundësi të pa-numërta, kështu që kur kemi parasysh ambiciet dhe planet tona për karrierë atëherë 3 këshillat e përmendura më lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.