Tri kompani dyshojnë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje ligjore në tenderin për ndërtimin e Klinikës Emergjente në QKUK. Ministria e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Imet Rrahmani, e ka rekomanduar për kontratë kompaninë “Olti Trasing”, e cila kishte ofertuar me 7.2 milionë euro. Projekti është paraparë të realizohet gjatë tri viteve kalendarike.
Operatorët ankues pretendojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka bërë ekzaminim, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve siç përcaktohet në nenin 59 të Ligjit të prokurimit publik.
Oferta më e lartë e përgjegjshme për këtë projekt ka qenë 9 milionë e 995 mijë euro, kurse oferta e kompanisë “Olti Trasing” e rekomanduar për kontratë ka qenë 7 milionë e 255 mijë euro. Kompania “Olti Trasing” është pronë e biznesmenit Ragip Mustafa. Ky i fundit ka në pronësi edhe kompaninë “Beni Dona”. Të dy kompanitë kanë fituar rreth 30 kontrata nga Komuna e Prishtinës që nga vitit 2007