ICCJ, ka bërë një hulumtim-analizë dy vjeçare mbi funksionalitetin, përmbajtjen e informatave dhe lehtësinë e qasjes në ueb faqet zyrtare të komunave të Kosovës.
Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë (ICCJ) në Kosovë, nga ky hulumtim, ka gjetur se ueb faqet zyrtare të komunave në Kosovë përveç se kanë mangësi në përmbajtjen e tyre, ato kanë edhe mungesë serioziteti dhe mos përgjegjësi në listim të e-mailave zyrtarë të zyrtarëve komunal.
Po ashtu, ICCJ ka konstatuar se tri komuna me shumicë serbe ajo Zubinpotokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, ueb faqet e tyre zyrtare i kanë në konstruksion tash e dy vite dhe kjo tregon pa përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtyre komunave dhe mos gatishmëri për të pranuar formatin standard që e kanë edhe komunat tjera në Kosovë.
Kurse një ngecje tjetër në përmbajtje të ueb faqeve komunale është edhe ai i përditësimit të informatave në gjuhët zyrtare duke publikuar informacione vetëm në gjuhën e shumicës që graviton në atë komunë dhe duke lënë anash qytetarët e etnive tjera që jetojnë në Kosovë.
Sa i përket lidhjes së ueb faqeve komunale me rrjetet sociale shumica e komunave nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por edhe në ato raste kur e kanë bërë këtë e kanë bërë nëpërmjet e-mailit personal të ndonjërit zyrtar e jo nga e-maili gjenerik i komunës.
Mirëpo një tjetër veprim jo serioz i ueb faqeve komunale ështëedhe mungesa e listimit të e-mail-ve zyrtartë personelit .Një pjesë e madhe e zyrtarëve komunal, në ueb-faqen e komunës kanë të publikuarvetëm e-mail-a personal privat.
ICCJ në vitin 2015-të ka kontaktuar gjithsejtë 86 zyrtarë komunal në 29 komuna të ndryshme, kurse përgjigje ka marrë vetëm nga 14 prej tyre, kurse në vitin 2014-të nga 102 zyrtarë të kontaktuar janë përgjigjur po ashtu vetëm 14-të sosh.
ICCJ nëpërmjet një komunikate ka thënë se rekomandon komunat që të fokusohen më shumë në funksionalizimin dhe rifreskimin e ueb-faqeve të tyre, pasi që një pjesë e madhe e qytetarëve iu referohen faqeve zyrtare për të marrë informata, ngase funksionalizmi i ueb faqeve komunale do të ndihmonte zyrat kadastrale, administratën publike, zyrat për urbanizëm etj, të cilat janë të stërngarkuara nga fluksi i qytetarëve, për të marrë një informatë të thjeshtë, dhe e cila mund të gjendej në ueb faqe, nëse e njëjta do të ekzistonte aty. Në anën tjetër, parakusht për aplikimin e suksesshëm të e-qeverisjes është funksionimi dhe mirëmbajtja e faqeve zyrtare të komunave.
Lidhja e ueb faqeve zyrtare me rrjetet sociale, do të ishte një mundësi e mirë për komunat që të promovojnë punën e tyre, duke pasur parasysh faktin se sa shumë qytetarët e Kosovës i frekuentojnë rrjetet sociale.