Janë këto disa nga ushtrimet të cilat do t’ju ndihmojnë që shpejt të arrini formën dhe të shtrëngoni muskujt e stomakut.
1. Shtrijuni në dysheme anash duke u mbështetur në bërryl.
Këmbët mbajini të mbledhura dhe ngrini kërdhokullat nga dyshemeje 30 deri 45 sekonda.
Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.
2. Shtrijuni në shpinë me gjunjë të lakuar dhe shputa plotësisht të mbështetura në dysheme.
Duart mbajini pas kokës, dhe ngrini kokën, qafën dhe shpatullat, pastaj duke përdorur muskujt e barkut ngrini trupin derisa ballin ta arrini afër gjunjëve.
Pushoni dy sekonda dhe pastaj ngadalë kthehuni në pozitën fillestare.
Përsëriteni këtë së paku 10 herë.
3. Shtrijuni në shpinë me duar afër trupit dhe me shuplaka poshtë.
Ngrini nga dyshemeja këmbët e bashkuara deri në 45 sekonda.
Lëshoni këmbët dhe pa u ndalur sërish ngrini.
Kur këmbët t’ju arrijnë në pozitën e lartë merrni frymë dhe kur i lëshoni poshtë nxirreni jashtë frymën.