Lajmet e fundit

“Trimërohet”Pacolli: Lëshon akuza të rënda në drejtim të Limajt, Ahmetit dhe Mustafës

Pas hallakamës në rrugët e Prishtinës, ku gjysma e qytetit në orët e mbrëmjes u bllokuar nga kaosi në komunikacion, ka reaguar presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai për këtë tollovi të shkaktuar ka hedhur akuza në drejtim të Fatmir Limajt, ish ministër i Transportit, Isa Mustafës, ish kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmetit, kryetar aktual i Prishtinës.

Ja postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Në një shkrim timin të publikuar në muajin prill këtë vit, e pata quajtur veprën më të shëmtuar në botë rreth-rrotullimin në dalje të Prishtinës, afër Spitalit. Sot ju e patë edhe vetë, se si një tunel i tillë shkakton këtë kaos në Prishtinë, vetëm sepse reduktohet rruga në një korsi në atë tunel.
Ky tunel është bërë sikur të ishim në vitet 50-a. Sot ky tunel është shkaktar i krijimit të radhëve kilometrike, nga Graçanica deri në Obiliq.
Ky është vizioni i Fatmir Limës, Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit!
Problem tjetër është që nuk ka si të zgjerohet kjo rrugë pasi që kalon nëpër hapësirë publike, hapësirë e cila është bllokuar nga ndërtimet private, që sigurisht janë pronë e klaneve partiake të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.