Lajmet e fundit

Trump, sërish radikal: Dënim me vdekje, kush vret një polic

Donald Trump vijon lëvizjet e tij ekstreme për të fituar besimin e popuillit amerikan.

Kështu, kandidati republikan ka lajmëruar se do të sjellë në fuqi dënimin me vdekje për personat që vrasin një polic, nëse vjen në pushtet.

“Gjëja e parë që do të bëj sapo të vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë është të nxjerr një urdhër ekzekutiv për të vendosur dënimin me vdekje për këdo që vret një polic”, tha Trump.

Shoqata e policëve ka duartrokitur deklaratën e Trump që është mirëpritur nga shumë njerëz.

“Nuk do t’i zhgënjej forcat policore. Puna juaj është më e rëndësishmja në Amerika dhe do të ndëshkohet kushdo që ju prek”, ka thënë miliarderi.

Përsa i përket fushatës ai vazhdon të thellojë avantazhin me rivalët.

Aktualisht, Trump ka 35 përqind të votave, i ndjekur nga Ted Cruz me 16 përqind dhe Ben Carson me 13%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.