Në debatin e fundit të Republikanëve për këtë vit, kandidati për president Donald Trump ka lëshuar një tjetër deklaratë kundër myslimanëve.
Debati u fokusua në sigurinë kombëtare. Biznesmeni dhe miliarderi Trump vazhdoi me politikën e tij anti-myslimane. Ai tha se duhet të ndërtohet një mur përgjatë kufirit meksikan, në mënyrë që Amerika të jetë më e sigurt.
Ai tha: “Ne nuk po flasim për izolim, por këtu bëhet fjalë për sigurinë e vendit. Ne nuk jemi duke folur për fenë, ne jemi duke folur për sigurinë. Vendi ynë është jashtë kontrollit”.
Gjithashtu ai shtoi se mijëra njerëz po hyjnë në Amerikë, me telefona celularë, ku kanë flamurin e ISIS. “Nuk mendoj se kjo duhet të ndodhë”, sqaroi Trump.
Më tej Trump vazhdoi: “Ata nuk do të vijnë në këtë vend nëse unë bëhem president. Nëse Obama ka sjellë disa në këtë vend, ata po e lënë, po ikin”. (GSH)