Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës së diele është takuar me Presidentin e Turqisë, para të cilit edhe ka prezantuar planin e hartuar nga Bashkimi Europian i cili do t’i vijë në ndihmë Turqisë.
Por, në këtë takim u diksutura edhe për tre çështje tjera. Së pari, ofrimi i 3 miliardë eurove Turqisë për të përballuar kostot e shpenzimeve për refugjatët; së dyti, udhëtimin pa viza në BE për shtetasit turqë; dhe së treti, rinisjen e bisedimeve të ngelura pezull për anëtarësimin e Turqisë në Union, transmeton Gazeta Blic.
Turqia deri me tani ka pritur rreth 2.5 milionë refugjatë, shumica e të cilëve janë nga Siria. Ndërkohë, vizita e kancelares gjermane në Turqi ka shpërbyer edhe si takim për të diskutuar në luftën kundër terrorizmit në Siri, si dhe për respektimin e të drejtavë të njeriut në Turqi.