Lajmet e fundit

Turqi, në ngushticën e Bosforit gjendet trupi i pajetë i një fëmije 4- vjeçar nga Siria

Autoritetet turke në ngushticën e Bosforit jashtë Stambollit kanë gjetur trupin e pajetë të një fëmije sirian 4- vjeçar, i cili u zhduk dy javë më parë, raportojnë mediat turke.

Punëtorët e shpëtimit e kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës në qarkun Ortakoi të Stambollit, në pjesën veriore të qytetit, shkruan AFP, transmeton KOSOVANEWS.
Fëmija është identifikuar nga policia dhe nga nëna e tij, e cila e kishte identifikuar atë nga rrobat e trupit.
Familja e tij kishte udhëtuar drejt Turqisë dy vite më parë për t’i shpëtuar luftës në Siri, raporton agjensia e lajmeve turke Dogan.
Turqia ka pranuar më shumë se dy milionë refugjatë sirianë që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011. /KOSOVANEWS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.