Lajmet e fundit

Turqi – Përplasje të dhunshme mes PKK-së dhe ushtrisë

Ushtria turke dhe rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u përplasën dhunshëm sot në juglindje të vendit, ku forcat e sigurizë zhvillojnë prej një jave operacionin më të madhë të këtyre viteve.

Shkëmbime zjarri të shoqëruara me shpërthime të shumta u dëgjuan në qytetet e Cizre dhe Silopi-t, në provincën Sirnak, që janë izoluar nga pjesa tjetër të vendit për shkak të një ndalimqarkullimi të rreptë, raporton media lokale.

Në bilancin e tij të fundit të paraqitur sot, shtabi i përgjithshëm turk flet për 89 terroristë të neutralizuar në Cizre, nëntë në Silopi dhe shtatë në Sur, në provincën e Diyarbakir, që prej fillimit të ofensivës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.