Lajmet e fundit

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë

Turqia është e gatshme që të bashkëpunojë me Rusinë në mënyrë që mos përsëriten incidentet si ai i 24 nëntorit kur forcat turke kanë rrëzuar një aeroplan rus në kufi me Sirinë.

Kështu ka deklaruar kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

“Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me Rusinë që t’i parandalojmë përsëritjen e incidenteve të ardhmen”, ka thënë Davutoglu duke shtuar se “pa koordinime dhe bashkëpunime gjithnjë mund të ndodhin tragjedi të panevojshme”, transmeton AP.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë ashpërsuar pasi që më 24 nëntor forcat turke kanë rrëzuar aeroplanin rus.

Pas kësaj Rusia ka futur në fuqi sanksione ndaj Turqisë, derisa Ankaraja ka refuzuar të kërkojë falje për atë incident ku një pilot ka humbur jetën ndërsa tjetri është shpëtuar nga forcat siriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.