Lajmet e fundit

Turqia e shqetësuar rreth dyndjeve të reja të refugjatëve

Turqia ështe shprehur e shqetësuar rreth një dyndje të re refugjatësh nga Siria.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Tanju Bilgic, Turqia ka marrë ‘masat e nevojshme’ për të pritur një dyndje të re refugjatësh nga Siria, e cila do të vijë si pasojë e sulmeve ajrore ruse, transmeton Gazeta Blic.
Aktualisht në Turqi janë duke u strehuar rreth 2.2 milionë refugjatë nga Siria dhe rreth 300 mijë refugjatë nga Iraku, duke e bërë Turqinë vendin me më së shumti refugjatë që janë larguar nga luftat në Lindjen e Mesme.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve,  deri me tani ka shpenzuar rreth 7.8 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.