Lajmet e fundit

Turqia merr 3 miliardë nga BE-ja, pritet dhe rifillimi i bisedimeve për anëtarësim

Turqia dhe liderët europianë kanë arritur një marrëveshje për të provuar që të kontrollohet dhe ndalet vlugu i migrantëve nga vendet e lindjes për në Europë, shkruan BBC.

Turqia do të pranojë një shumë prej tre miliardë eurosh dhe lëshime politike në këmbim që të forcojë kufijtë dhe të mbajë refugjatët që tashmë gjenden në Turqi brenda vendit.

Po ashtu, bisedimet për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian përsëri do të rifillojnë.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se kjo marrëveshje është një ditë historike për raportet e Turqisë me Bashkimin Europianë.

Në marrëveshje parashihet që turqit të mund të lëvizin pa viza na Zonën Shengen nga tetori i vitit 2016.

Gjithsesi, edhe nga Turqia pritet të bëhen disa lëshime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.