Lajmet e fundit

Turqia ‘nuk do kërkojë falje’ për rrëzimin e avionit luftarakë rus

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se Turqia nuk do të kërkoj falje për rrëzimin e një avioni rus në kufirin sirian.

Edhe njëherë ai i’a ka bërë të ditur Putinit, që i vjen keq për incidentin e ndodhur, por sipas tij, Turqia ka të drejtën e plotë të mbrojë hapësirën  e saj ajrore shkruan BBC.

Përderisa Davutoglu i ka bërë këto komente, trupi i pilotit të vrarë në këtë incident ka arritur për të vendlindjen e tij.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se Turqia e ka mbështetjen e NATO-së dhe ka përsëritur se Turqia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore, transmeton Gazeta Blic.

Të hënen Rusia ka nënshkruar dekretin për sanksion ekonomik me Turqinë, por kryeministri turk ka kërkuar nga Rusia që ta shqyrtojë edhe njëherë një gjë të tillë.

Turqia dhe Rusia kanë lidhje të rëndësishme ekonomike. Rusia është partneri i dytë më i madh në Turqi, ndërsa më shumë se tre milionë turistë e kanë vizituar Turqinë vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.