Ushtria Turke ka publikuar një incizim audio, me të cilin dëshmon paralajmërimet që ushtria ia kishte bërë bombarduesit rus përpara se ta rrëzonte në kufirin turko-sirian.
“Ndryshoni kursin nga jugu nga jeni nisur menjëherë”, dëgjohet një zë në gjuhën angleze. Turqia ka thënë se ka provuar të shpëtojë dy pilotët e bombarduesit rus, transmeton KosovaPress.
Njëri prej tyre është vrarë me anë të armëve posa ka prekur tokën me parashutën e tij, ndërsa tjetri është shpëtuar. Ky i fundit i ka mohuar pretendimet se bombarduesi rus i ka cenuar kufijtë ajror rusë, po ashtu ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë sinjal paralajmërimi nga turqit .
Avioni ka rënë në një zonë malore në tokat siriane pasi u godit nga një predhë nga një bombardues rus F-16 të martë.