Lajmet e fundit

Turqia së shpejti dorëzon trupin e pajetë të pilotit rus

Sipas medieve turke, kryeministri turk Ahmet Davutoglu të dielën ka thënë se trupi i pajetë i pilotit të vrarë pas rrëzimit të bombarduesit rus “Su-24” është sjell në Turqi të shtunën dhe së shpejti do t’i dorëzohet autoriteteve ruse.

Piloti i vrarë që drejtonte bombarduesin rus, Oleg Peshkov, është vrarë nga militantët pasi kishte ateruar në tokë me parashutë.

Presidenti rus Vladimir Putin veprimin e Turqisë e kishte përshkruar si “thikë pas shpine, i kryer nga bashkëpunuesit e terrorizmit.”

“Trupi i pajetë i pilotit rus është sjell tek ne natën e kaluar në orën 01:45. Në pajtim me traditat religjioze ruse, shërbimet e varrimit janë kryer nga një prift ortodoks në provincën Hataj në jug të Turqisë”, citohet të ketë thënë Davutoglu nga mediet turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.