Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se qeveria e tij po konsideron të marrë masa hakmarrëse kundër Moskës.
“Nëse ne e gjejmë të nevojshme, ne do të prezantojmë sanksione hakmarrëse,” tha Davutoglu para anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
“Por, ne shpresojmë se kriza me Rusinë do të tejkalohet dhe nuk do të ketë nevojë të përdoren masa,” theksoi ai.
Tutje ai ka shtuar se ‘Turqia është e gatshme të pranojë të bisedojë me Rusinë, por kurrë nuk pranon të diktohet nga ta.’
Pas rrëzimit të avionit luftarak rus nga forcat turke, Moska i ka vendosur një sërë sanksionesh ekonomike Ankarasë. Ndërkaq, sipas Mehmet Shimshek, zëvendëskryeministër i ngarkuar me çështjet ekonomike, ka paralajmëruar se tensionet e tanishme me Rusinë, ekonomisë turke mund t’i kushtojnë me nëntë miliardë dollarë.