Lajmet e fundit

U dhunua nga grabitësit, vdes gruaja

Ka ndërruar jetë bashkëshortja e bukëpjekësit Xhevat Koburja, e cila u dhunua në banesën e saj nga disa persona ende të paidentifikuar, me qëllim grabitjen.

Familja Koburja është e njohur në Elbasan për prodhimin e bukëve dhe ëmbëlsirave.  Pre e dhunës mbeti edhe bukëpjekësi punëtor, Xhevat Koburja.

Ngjarja ndodhi më datë  03.01.2016,  në orët e para  të  mëngjesit,  në banesën  dykatëshe  të shtetasit Xhevat Koburja, 80 vjeç. Dy  persona të paidentifikuar hynë në banesë dhe goditën me sende  të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Zaje Koburja  66 vjeç,  e  cila u dërgua  menjëherë  në  Spitalin  Kirurgjik, Elbasan, në gjendje të rëndë për jetën.

Personat e  maskuar, dyshohet  të kenë vjedhur rreth 140.000  lekë në banesën e dy të moshuarve./Shekulli/

Leave a Reply

Your email address will not be published.