Një vajzë 20 vjeçare, studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, është hedhur mbrëmë nga shkallët e brendshme të katit të 11-të të një pallati, duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.00. Studentja mësohet se quhej Klea Shyti dhe ishte banuese në qytetin e Fierit.
Sipas hetimeve paraprake, Shyti sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku për kryerjen e aktit ekstrem.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një pallat pranë parkut të autobusëve dhe vajza është hedhur nga shkallët e brendshme, duke përfunduar në sheshpushimin e godinës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.