Lajmet e fundit
U organizuar konferencë informative me biznese

U organizuar konferencë informative me biznese

Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), vazhdon organizimin e aktiviteteve në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël. Pjesë e këtyre aktiviteteve është organizimi i Konferencave Informative në rajonet kryesore të Kosovës. Qëllimi kryesor i tyre është informimi i bizneseve për atë se çfarë janë duke bërë institucionet, shoqatat e bizneseve, e organizatat e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat.

Është organizuar të premten konferenca informative për rajonin e Gjakovës. Pjesëmarrës të kësaj konference ishin përfaqësues nga AMNVM, Projekti KOSME, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Agjencia për Zhvillim Rajonal – Perëndim (AZHR), Doganat e Kosovës dhe BERZH.

Kjo konferencë u hap nga Lemane Hatashi (AZHR), e cila potencoi rëndësinë dhe vlerën e shtuar që i sjell kjo konferencë komunitetit të biznesit. Xhemajl Syla (AMNVM) pastaj prezantoi ndër tjera projektin e MTI-së për dhënien e mikrogranteve për NVM-të.

Bardhyl Salihu nga projekti KOSME njoftoi mbi përgatitjet finale për lansimin e skemës voucher, ku pritet që NVM-të të përfitojnë nga shërbimet e konsulencës. Prezantimet e përfaqësuesve të ATK-së dhe Doganave të Kosovës për lehtësirat fiskale për NVM-të vijuan tutje. Në fund, Leonora Kusari prezantoi programin SBS të BERZH-it që ofron mbështetje bizneseve lokale në Kosovë përmes projekteve këshilluese.

Kjo konferencë u zhvillua në mënyrë interaktive, ku të pranishmit patën rast të diskutojnë për së afërmi me panelistët, dhe u përmbyll më ndarjen e çmimeve për tri kompanitë më konkurrente në rajonin e Gjakovës.

Kompanitë,si në vijim, u përzgjodhën si kompanitë më konkurrente në rajonin e Gjakovës:

1. Konsoni SH.P.K. – me çmimin e parë

2. Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “BLED” SH.P.K – me çmimin e dytë, dhe

3. D.P.T. ” Te Roni ” – me çmimin e tretë

AMNVM do të vazhdojë organizimin e konferencave të tilla edhe në qytetet tjera kryesore të Kosovës gjatë muaji tetor dhe nëntor të këtij viti. Përderisa, në mes të nëntorit do të organizohet konferenca përmbyllëse për ndërmarrjen më konkurrente në nivel të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.