Lajmet e fundit
“U vodhën xhirimet e hyrje daljeve, jo ato të numërimit të votave”

“U vodhën xhirimet e hyrje daljeve, jo ato të numërimit të votave”

E plotësuar (18:05) Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka konfirmuar për Kosovapress, se janë vjedhur xhirimet e kamerave të hyrjeve dhe daljeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por jo xhirimet që kanë të bëjnë me procesin e numërimit nga afër.

Dushi ka thënë se ato që janë vjedhur, janë xhirimet e kamerave që gjirojnë hapësirat në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.“Jo, jo s’ka të bëjë me atë. Monitorime po, por nuk është monitorim i afërt, është kryesisht monitorim i hyrje-daljeve e jo i procesit që zhvillohet aty”, ka thënë Dushi.

 

Ai ka thënë se KQZ së shumë shpejt pritet të sqaroj gjithçka rreth kësaj ngjarje. /KP/Telegrafi/

Halimi: Hard-disku nuk u vodh; Rrustemi: Hard-disku u vodh!

E plotësuar (15:40): Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka demantuar për Klan Kosova pohimet se është vjedhur hard-disku ku kanë qenë të ruajtura të gjitha xhirimet e kamerave në Qendrën e Numërimit të Votave të KQZ-së.

 

Në anën tjetër, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë për KK se Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, ia ka konfirmuar atij këtë vjedhje. /Telegrafi/

 

Skandal në KQZ: Vidhet hard-disku i numërimit të votave!?

Databaza ku kanë qenë të ruajtura të gjitha xhirimet e kamerave në Qendrën e Numërimit të Votave të KQZ-së, është vjedhur dje nga persona akoma të paidentifikuara.

Burime të sigurta të portalit Infokusi brenda KQZ-së bëjnë të ditur se “ky skandal i paprecedent ka tronditur gjithë stafin e institucionit përgjegjës për organizimin dhe ruajtjen e të dhënave të zgjedhjeve”.

Sipas këtyre burimeve, në qendrën e numërimit të votave, numëruesit regjistrohen me një numër jo të vogël të kamerave dhe e gjithë puna e bërë aty regjistrohet dhe ruhet në hard-disk i cili është dëshmia e vetme për zbardhjen e transparencës gjatë numërimit final të votave.

Akoma nuk dihet se kush ka pasur mundësi ta ketë vjedhur hard-diskun apo për çfarë qëllimi është bërë kjo vjedhje. Por, pritet që ditëve në vijim KQZ-ja të jap informata më të hollësishme rreth këtij skandali.

Arsyeja pse po mbahet i fshehur ky skandal, sipas këtij portali, “është për faktin që të mos ndikojë në rrjedhjen normale të procesit zgjedhor të balotazhit. /Infokusi/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.