Lajmërohet sërish UCK-ja. Përmes një komunikate për media të nënshkruar nga një komandat, Kushtrimi, pretendohet se një grupim i ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UCK) ka kryer dy aksione të ndara, të dielën dhe të hënën, ku janë sulmuar Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë dhe një inspektor shqiptar, Arif Asani, i cili etiketohet si tradhtar i kombit.
Në këtë komunikatë kërkohet lirimi i pijetarëve të arrestuar në konfliktin e fundit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjell Gazeta Express. Të ashtu quajturit UCK pohojnë se aksione të ngjashme do të ketë sërish.
