Presidenti i ri i Polonisë, Andrzej Duda, ka paralajmëruar se Bashkimi Evropian do të përballet me një “krizë shumë serioze”,nëse Britania e Madhe nuk do t’i bashkohet.
Gjatë një interviste për BBC, Duda tha se ai do të dëshironte të shihte BE-në ‘pa probleme’, duke e bërë atë më efikase dhe më demokratike.
Megjithatë, ai kritikoi propozimin e Cameronit për të shtyrë përfimitet e punës për emigrantët e rinjë në BE deri në katër vite.
Ai tha se nuk do të pranojë asnjë ligj mbi punën e BE-së që mund të diskriminojnë individët nga shtetet e veçanta anëtare.
Duda shtoi se BE-ja ka ‘shumë dobësi’, ndërsa theksoi se një ‘Brexit’ do të mund të shkatërrojë bllokun.
“BE-ja është e tronditur si me krizat financiare, ashtu edhe me ato të refugjatëve,” tha ai. “Prandaj, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të sjellë një krizë të re dhe shumë serioze për BE-në. për këtë nuk kam asnjë dyshim,” theksoi ai.
Gjatë intervistës ai shtoi se udhëheqesit e rinjë të Polonisë nuk janë euroskeptikë, por janë eurorealistë, prandaj ai dëshiron që BE-ja të ndryshojë