Lajmet e fundit

Udhëtimi urgjent dhe enigmatik i Thaçit-anulon intervistën në Rubikon

Emisioni Rubikon në Kohavision, i paralajmëruar për sonte në orën 20 e 15 minuta, me bashkëbisedues zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, nuk do të mbahet, për shkak të një udhëtimi të paparashikuar, siç ka thënë ai, jashtë Kosovës.

Këtë e ka paralajmëruar autori i emisionit, Adriatik Kelmendi.

“Të nderuar shikues,

ju njoftojmë se emisioni i sontëm “Rubikon” në KTV nuk do të mbahet, meqë mysafiri i paralajmëruar, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se i është dashur të bëjë një udhëtim të paparashikuar dhe urgjent jashtë Kosovës.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

Falëmnderit!” – thuhet në njoftimin e Adriatik Kelmendit, moderatorit të këtij emisioni, më të ndjekurit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.